Ambasadori i Prezencës së OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt, e ka cilësuar çështje të brendshme të gjithë debatin mbi dekretin e presidentit për anulimin e datës së zgjedhjeve por edhe nismën e PS për shkarkimin e Presidentit.
Kryesia jonë bëri një deklaratë shumë të fortë për këtë javën që kaloi. Dhe kryesia e radhës e OSBE kur ishte këtu tha se sa i takon zgjedhjeve ëhstë çështje e brendshme e Shqipërisë. Kjo është çështje e debatit të brendshëm dhe kam shumë besim se institucionet shqiptare do të gjejnë se kush e ka argumentin më të mirë ligjor.