Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO kryen një patrullë brenda komunës së Leposaviqit.
Sipas njoftimit të misionit të NATO-s në Kosovë, ky patrullim është pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.
Ndërsa gjatë ditës edhe ushtarët letonezë të KFOR-it të kryen një patrullë rutinore brenda komunës së Zubin Potokut.
“Patrullat janë një nga disa aktivitete që KFOR-i kryen në baza ditore, në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme në mbarë Kosovën” theksohet në njoftim.
KFOR-i rithekson se vazhdon të zbatojë mandatin e tij bazuar në Rezolutën e të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, që ka për qëllim garantimin e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë, si dhe garantimin e lirisë së lëvizjes në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme./RTK