Krerë të shtetit, ambasadorë të huaj e qytetarë të shumtë kanë vizituar familjen dhe kanë bërë homazhe varri i heroit Afrim Bunjaku në një vjetorin e vrasjes së tij.
Fillimisht krerët e shtetit vizituan familjen e Afrim Bunjakut në Samadrexhë, e më pastaj vendosën kurora lulesh te varri i tij.
Me këtë rast, kryeministri Albin Kurti tha se rreshteri Afrim Bunjaku ra heroikisht në mbrojtje të paqes dhe sigurisë së vendit.
“Dëshmorët janë dëshmi e orëve të historisë. Në orët e hershme të mëngjesit të 24 shtatorit, rreshteri Afrim Bunjaku ra heroikisht në mbrojtje të sovranitetit shtetëror, në mbrojtje të rendit publik, paqes dhe sigurisë. Kësisoj lartësoi shtetin e Kosovës. Anembanë Kosovës në çdo cep është shteti i Kosovës. Numri i policëve me kadet të rinj po rritet. Morali i policisë dhe ushtrisë tonë kurrë nuk ka qenë më i lartë. Ky flijim i Afrim Bunjakut ja ka vëlejtur për policinë, shtetin dhe gjeneratat e ardhshme. Serbia është përgjegjëse andaj duhet të jap përgjegjësi. Në këtë pikë ne kërkojmë ndihmën e faktorëve ndërkombëtarë”, theksoi i pari i ekzekutivit.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se Afrim Bunjaku do të kujtohet përgjithmonë.
“Afrim Bunjaku ra heroikisht në mbrojtje të sovranitetit. Ai dha shembullin më të vyer se kur atdheu rrezikohet dhe kërcenohet se si duhet të jepet jeta. Ai e la shembullin më të vyet edhe për vëllezërit dhe motrat e tij që janë në Policinë e Kosovës se si duhet të veproj njeriu kur e kërkon shteti”, shtoi ai.
Kurtit bënë homazhe te varri i heroit Afrim Bunjaku
Nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, organizohen aktivitete për shënimin e njëvjetorit të rënies së heroit, Afrim Bunjaku.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe anëtarë të tjerë të kabinetit kanë bërë homazhe te varri i heroit Afrim Bunjaku.
Më herët kryeministri Kurti me ministra të kabinetit kanë vizituar familjen e heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, i vrarë një vit më parë në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.
/RTK