Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë qëndrmit në New York, ka dekoruar ambasadorin e Rusisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), Vasily Nebenzya.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq u ka ndarë çmime anëtarëve të delegacionit rus në OKB për mospërkrahjen e rezolutës “antiserbe” për caktimin e 11 korrikut si Ditë Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të 1995 në Srebrenicë.
“Dëshiroj t’ju falënderoj edhe një herë për marrëdhëniet miqësore që po zhvillojmë dhe për ndihmën që na dhatë këtu në Nju Jork gjatë diskutimit të rezolutës për gjenocidin e Srebrenicës. Shpresoj se mund të vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin midis popujve tanë dhe vendet tona në një nivel me të cilin të gjithë do të jemi të kënaqur”, tha Vuçiq.
Më 23 maj, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një rezolutë që përcaktonte 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë, një rezolutë që u kundërshtua aktivisht nga Serbia dhe aleatët e saj.
Gjithsej 84 vende votuan pro rezolutës për Srebrenicën, duke përfshirë Ukrainën dhe të gjitha shtetet e Ballkanit, përveç Serbisë, por duke përfshirë Bosnjën dhe Hercegovinën. Kundër votuan 19 anëtarë të OKB-së, duke përfshirë Rusinë, Bjellorusinë dhe Hungarinë (e cila kishte deklaruar synime të tilla).
Milorad Dodik, Presidenti i Republikës Srpska, deklaroi para votimit se do të propozonte një marrëveshje për “ndarjen paqësore” të Republikës Srpska nga Bosnja dhe Hercegovina brenda 30 ditëve të ardhshme pas miratimit të rezolutës.
Reagime:
Jakub Bielamoëicz nga Institute of New Europe, ka shkruar në “X”, se ambasadori rus e mori këtë nderim si një lloj shpërblimi të votës ruse kundër shpalljes si gjenocid të asaj që ndodhi në Srebrenicë 29 vjet më parë.
“Në #UNGA79 në Nju Jork, presidenti i Serbisë Vuçiç dekoron ambasadorin rus në OKB Vasily Nebenzya me Urdhrin e Flamurit Serb, dallimi më i lartë i vendit, pasi votoi kundër rezolutës së OKB-së për gjenocidin e Srebrenicës në 1995 nga forcat nacionaliste serbe”, ka shkruar ai.
Deklarimi i tij mori reagimi edhe nga deputeti i bundestaugt gjerman, Micheal Roth.
“Dhënia e një urdhri të lartë të Serbisë përfaqësuesit të një regjimi terrorist nuk është thjesht një provokim i lirë. Është një tjetër goditje në b’thë e BE-së, një pështymë mbi vlerat e Evropës Qendrore: paqen, pajtimin, lirinë dhe demokracinë. Ne nuk duhet të mësohemi kurrë me atë m’t”, ka shkruar ai.
Reagimi erdhi edhe nga deputetja britanike, Alicia Kearns, e cila ka kërkuar nga Mbretëria e Bashkuar që të protestojnë tek ambasadorët serbë.
“Kjo është shumë e jashtëzakonshme – shpresoj që Britania e Madhe dhe të tjerët do të protestojnë tek ambasadorët serbë”, ka shkruar ajo.
Pikërisht, sot është njëvjetori i sulmit terrorist në Banjska, nga e cila Serbia nuk ka marrë asnjë ndëshkim, gjë e theksuar vazhdimisht nga deputetja Kearn.
/Argumentum.al