Koalicioni VLEN sot në një konferencë për mediat shpalos 100 ditshin e parë të Qeverisë aktuale në Maqedoninë e Veriut. Krerët e VLEN prezantuan vendimet e para qeveritare dhe rezultatet si pjesë e koalicionit me VMRO-DPMNE dhe ZNAM, shkruan KOHA.mk
Izet Mexhiti, njëri nga drejtuesit e VLEN, para gazetarëve përmendi disa të arritura të qeverisë në 100 ditët e para, por njëkohësisht akuzoi opozitën se nuk ka qenë konstruktive dhe nuk ka respektuar rregullin e demokracisë, që në 100 ditët e para qeveria duhet të punojë, e më pas opozita duhet të kritikojë. “Është rregull e demokracisë që në 100 ditët e para të qeverisë opozita duhet të heshtë. Në këto 100 ditë ka pasur një opozitë destruktive, ka pasur edhe propozime të cilat kanë qenë në funksion të destabilizimit ku nuk e kanë dertin e qytetarëve dhe grupeve tjera të interesit, por thjesht e kanë për të krijuar amulli për të shpëtuar vetveten. Pa marr parasysh, ne në mënyrë të përditshme si ekzekutiv i ri jemi munduar të jemi në funksion të realizimit të programit tonë, në funksion të asaj që e kemi thënë dhe ka qenë fushatë e jonë zgjedhore, duke filluar me çështjen e parë, biznesin e kazinove ku sot jemi dëshmitarë që në qeverinë e Maqedonisë, fillimisht në Parlament kemi kaluar dhe kemi marr mendimin autentik që në mënyrë joligjore është zhvilluar biznesi i kazinove, ndërsa në qeveri janë sjell disa vendime, njëra është për prishjen e kontratës të lokalit kontravers në Vizbeg dhe e dyta janë anuluar të gjitha koncesionet që janë sjell në mënyrë të paligjshme nga qeveria e kaluar për lojërat e fatit online dhe kjo do të thotë se kemi tërheq rrezikun nga fëmijët tonë dhe shtëpitë tona. Poashtu ka një vendim të qeverisë ku u është shpall luftë e ashpër ndaj organizimeve të biznesit të kazinove në mënyrë të egër dhe për këtë është formuar një komision nga ministria e digjitalizimit dhe disa drejtori tjera të cilat do merren ndaj kësaj dukurie, dhe këtu nuk do të ndalemi. Ne do të sjellim edhe ligjin e ri i cili do e kufizon në maksimum dhe eliminon këtë biznes i cili është i dëmshëm për rininë tone”, është shprehur Mexhiti
Ai përmendi një vendim tjetër në këto 100 ditë, për arsimin sipëror ku 35 milionë euro janë ndarë për ndërtimin e kampusit të Universitetit “Nënë Terezë”.”Kjo tregon se ndër prioritetet tona të larta mbetet arsimi ku në kohën që vijon fokusi jonë do të jetë aty për të krijuar një kualitet më të lartë në gjitha nivelet e arsimit duke filluar nga çerdhet deri tek universitetet. Çështje tjetër është decentralizimi i cili ka qenë pjesë e programit tonë ku veçmë të gjitha komunat kanë aplikuar me projekte që të zgjedhin mjaftë probleme jetike të qytetarëve tonë. Ne do mundohemi për të krijuar kushte evropiane edhe pse Fronti Evropian nuk është pjesë e qeverisë. Pra decentralizimi mbetet në fokusin tonë që është shtyllë e marrëveshjes së Ohrit”, është shprehur mes tjerash Mexhiti.
/Argumentum.al