Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Arben Kingji mori pjesë në takimin e Komitetit Ushtarak të Bashkimit Evropian me pjesëmarrjen e shefave të Shtabit të 27-të vendeve anëtare të BE-së, të zhvilluar në Budapest, Hungari.
Në këtë format takimi Shqipëria mori pjesë për herë të parë, krahas vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.
Në një tematikë të dedikuar u diskutua mbi eksperiencat dhe mësimet e nxjerra nga pjesëmarrja e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në operacionet e drejtuara nga BE, në kuadër të Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes.
Kingji theksoi angazhimin e Shqipërisë në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe rritjes së bashkëpunimit me vendet e rajonit, sikurse është vendimi për shtimin e prezencës me një togë në misionin “ALTHEA” në Bosnjë Hercegovinë, krahas kontributit aktual të FA në misionet e drejtuara nga BE.