Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi si dhe ambasadori britanik në vendin tonë, Nick Abbott vizituan sot në ditën e parë të punës ambasadën e përkohshme të Mbretërisë së Bashkuar, hapur në Kukës.
Gjatë kësaj vizite u nënshkrua edhe një memorandum mirëkuptimi midis Këshillit Britanik dhe Këshillit Kombëtar Rinor të Shqipërisë.
Kjo marrëveshje do të fuqizojë të rinjtë në 8 bashki në qarqet Kukës, Dibër dhe Shkodër duke trajnuar për lidership, pajisur me aftësi për të shkruar projekte, si dhe duke u krijuar edhe mundësi shkëmbimi.
“Së bashku, po krijojmë më shumë mundësi për të rinjtë shqiptarë që të ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu në Shqipëri”, bëri të ditur ambasada e Britanisë në vendin tonë.