Ish-ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Romana Vlahutin reagoi sot pas arrestimit të kreut të Partisë së Lirisë, ish-presidentit Ilir Meta.
Vlahutin thekson se nuk ka të paprekshëm dhe se ky është një mësim i madh për të gjithë ata që duan që ligji dhe rendi të mbizotërojë.
“Reforma në Drejtësi në Shqipëri me fuqi të plotë! Nuk ka të paprekshëm. Dhe një mësim i madh për të gjithë ata që duan që ligji dhe rendi të mbizotërojë: mos kini frikë”, shkruan Vlahutin në platformën X.
Vlahutin nënvizoi se, drejtësia mund të jetë e ngadaltë, por do të shërbehet përfundimisht.
Ish-Presidenti i Republikës dhe njëherësh kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është arrestuar sot me urdhër të SPAK.