Qytetarët moldavë në referendumin e djeshëm votuan kundër anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE), sipas rezultateve paraprake.
Qytetarët u janë drejtuar qendrave të votimit për zgjedhjet presidenciale dhe referendumin për anëtarësimin në BE.
Ata me sa duket kanë hedhur poshtë planet që ish-republika sovjetike të shtojë në Kushtetutën e saj qëllimin për t’u anëtarësuar në BE.
Rezultatet nga 70 për qind e votave në referendum treguan se 55 për qind e votave i thanë “jo” propozimit ndërsa rreth 45 për qind thanë “po”.
Votuesit u pyetën: “A jeni për anëtarësimin e Republikës së Moldavisë në Bashkimin Evropian?”.
Rezultati i referendumit do të përcaktojë nëse anëtarësimi në BE do të bëhet një qëllim në Kushtetutë.
Ndërkohë, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve presidenciale, presidentja pro-perëndimore Maia Sandu do të përballet me socialistin pro-rus, Alexandr Stoianoglo, në raundin e dytë për presidencën e Moldavisë.
Sandu fitoi 38.5 për qind të votave ndërsa Stoianoglo mori 28.5 për qind në raundin e parë.
Pjesëmarrja ishte afër 50 për qind, shumë më e lartë se 33 për qind sa është e nevojshme që rezultati të ishte i vlefshëm.
Raundi i dytë i zgjedhjeve pritet të jetë një garë e ngushtë më 3 nëntor.