Partia proruse, Ëndrra Gjerogjiane, pritet të zgjerojë kontrollin e saj në Parlament, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 26 tetor. Rezultatet janë të ndryshme nga sondazhet, gjë që ka nxitur partitë opozitare properëndimore të akuzojnë për “vjedhje të zgjedhjeve”.
Ëndrra Gjeorgjiane që udhëhiqet nga miliarderi Bidzina Ivanishvili,, fitoi mbi 54 për qind të votave, me më shumë se 99 për qind të votave të numëruara në qarqe. Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, katër parti opozitare kanë kaluar pragun prej 5 për qind dhe kanë siguruar ulëse në Parlament.
Forcat opozitare – Koalicioni për Ndryshim, Uniteti – Për të shpëtuar Gjeorgjinë, Gjeorgjia e Fortë dhe për Gjeorgjinë – kanë fituar mbi 37 për qind të votave, marrë së bashku.
Duke nxitur edhe më shumë kundërshtimin e opozitës pas mbajtjes së zgjedhjeve, sondazhet e kryera në emër të organizatave proqeveritare dhe opozitare treguan rezultate dukshëm më ndryshe se ato të paraqitura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Sipas sondazhit të realizuar nga TV Imedi proqeveritare, Ëndrra Gjeorgjiane ka fituar 56 për qind të votave, ndërkaq në dy sondazhe të realizuara nga opozita, kjo parti nuk ka fituar më shumë se 42 për qind të votave.
Sipas rezultateve preliminare, Ëndrra Gjeorgjiane do të ketë 89 ulëse në Parlamentin prej 150 vendesh. Ky numër është i mjaftueshëm që partia të formojë Qeverinë, por nuk është i mjaftueshëm që subjekti të ketë shumicë absolute në mënyrë që të bëjë ndryshime kushtetuese.
Ëndrrat e BE-së në pritje
Ëndrra Gjeorgjiane, një parti konservatore, nacionaliste e themeluar nga miliarderi Bidzina Ivanishvili – i cili kryesisht e bëri pasurinë e tij me marrëveshje biznesi në Rusi – siguroi 54.09% të votave me pothuajse të gjitha fletët e votimit të numëruara, njoftoi zyrtari zgjedhor Giorgi Kalandarishvili në kryeqytetin, Tbilisi.
Ai tha se një bashkim i katër aleancave të opozitës pro-perëndimore mori 37.58% të votave.
Edhe pse Ëndrra Gjeorgjiane thotë se dëshiron që Gjeorgjia të anëtarësohet në BE, fakti që ajo gjithashtu favorizon një bashkëpunim më të ngushtë me Rusinë duket se bie ndesh me këtë qëllim të deklaruar.
Brukseli thotë se aplikimi i vendit për anëtarësim është ngrirë, duke përmendur atë që i sheh si tendenca autoritare nga ana e qeverisë bullgare pasi ajo miratoi një numër ligjesh të diskutueshme.
Këto ligje përfshijnë kufizime gjithëpërfshirëse për të drejtat e LGBTQ+ të modeluara sipas legjislacionit të ngjashëm rus.
/Argumentum.al