Komisionin e Posaçëm për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes në proceset demokratike, drejtori i përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj solli një raport për median dhe portalet në vend, ku sipas tij 61 subjekte administrohen nga pronarë rusë dhe iranianë.
“1048 subjekte nga të cilat 497 ishin persona fizikë dhe 516 ishin shpk. Rezultuan 61 subjekte administrohen nga shtetas të huaj”, tha Binaj.
Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj propozoi kryerjen e një analize për të gjitha subjektet e regjistruara që shmangin detyrimet tatimore në fushën e medias. Ndaj portaleve të paregjistruara, filtrin e parë kërkoi ta vendosë AKEP.
“Do analizohet të gjitha shoqëritë në fushën e medias që janë të regjistruara në regjistrat e administratës tatimore, mbi 12 kritere risku ku do të bazohet kjo analizë: regjistrimi i subjekteve me shtetas të huaj, Listëpagesa me 1-2 punonjës, deklarimi i pagave minimale më të ulëta se paga mesatare e tregut për këtë sektor, mosdeklarimi në kohë i deklaratave tatimore, mos pagimi i detyrimeve tatimore, mosdeklarimi i llogarive bankare në administratën tatimore, subjekte të pafiskalizuara, përdorimi i lartë i cash-it. Sugjerojmë që AKEP të mos regjistroje asnje portal qe nuk është i pajisur me NIPT”, – tha Ilir Binaj, drejtor i Tatimeve.
Kryetari i këtij komisioni, Erion Braçe e vuri theksin te pjesa e parave që investohen në mediat online, sidomos në formën e marketingut.
“Për të gjithë operatorët e huaj një pjesë i keni këtu dua ekstraktet e secilit prej tyre. Origjinën ruse, iraniane etj që i keni këtu. I dua të detajuara këto. Interesi ynë i dytë janë ata që ofrojnë teknologji. Shqiptarë dhe të huaj që përdoret për mediat. Interesi i tretë janë të gjithë ata që ofrojnë ndërtimin e faqeve online. Dhe interesi i katërt janë kompanitë e marketingut dhe do na i dërgoni ne edhe tatimeve. Shikoj që paska emra domethënës, që nuk kanë deklaruar pronarin përfitues nga këtë. Sidomos këta rusët mua më pëlqejnë jashtë mase”, ironizoi Braçe.
“Duam të dimë kush janë të regjistruar dhe kush jo. A janë të regjistruara në tatime mediat online apo jo? Sepse në faqet e tyre unë shoh aktivitet tregtar, si operojnë këta? Media online në ketë vend funksionon në një terren totalisht ilegal, e paregjistruar dhe thuajse e hapur ndaj lajmeve që përbëjnë dezinformim të pastër dhe me pasoja të rënda për sektorët strategjikë të vendit dhe qoftë për interesat e vendit. Këto janë dy problematikat që kemi hasur deri më tani. Fluksi i informacionit që është keqdashës me këtë vend vijon e rritet, ne jemi dhe para zgjedhjeve”, tha Erjon Braçe.