Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pranoi sot Letrat Kredenciale të Ambasadorit të Republikës së Perusë, jo rezident në Shqipëri, Arturo Javier Arciniega Calderon.
Bashkë më urimin për suksese përgjatë këtij shërbimi, Presidenti Begaj i përcolli Ambasadorit të Perusë angazhimin e Shqipërisë për zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve në nivel dypalësh dhe në kuadër të organizatave ndërkombëtare.
Gjithashtu Presidenti Begaj, priti sot ambasadoren e Republikës Demokratike Popullore të Algjerisë, jo rezidente në Shqipëri, Zaina Benhabouche.
Gjatë takimit me rastin e pranimit të Letrave Kredenciale u rikonfirmua edhe angazhimi për të zgjeruar më tej agjendën dypalëshe dhe shumëpalëshe midis dy vendeve.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot gjithashtu edhe ambasadorin e Republikës së Koresë, jo rezident në Shqipëri, Juseong Lim, të cilit i pranoi Letrat Kredenciale.
Gjatë takimit, Presidenti Begaj rikonfirmoi angazhimin e Shqipërisë për rritjen e kontakteve të nivelit të lartë politik dhe për rritjen e bashkëpunimit ekonomik.
“Shqipëria, theksoi Presidenti i Republikës, është e gatshme të mirëpresë një prani të investitorëve në zhvillimin e projekteve ekonomike, si në infrastrukturë, energji, inovacion dhe programe kompjuterike”.
/Argumentum.al