Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka uruar të Partisë Socialiste.
Në një mesazh në rrjetin social “Facebook”, Balla shkruan se PS është forca politike me e besueshme për partnerët ndërkombëtarë dhe për angazhimin e saj qeverisës, demokratizues dhe reformator.
Më tej kreu i Grupit të PS-së, thekson se teksa afrohet 30 qershori i zgjedhjeve vendore, konfirmohet misioni historik i PS-së, që sipas tij mbetet një shtet shqiptar me institucione funksionale.
“Gëzuar ditëlindjen e 28-të Partisë Socialiste të Shqipërisë, forcës më të madhe politike të shqiptarëve, e cila sot drejton Shqipërinë tonë në përpjekjen europeiste për të ndërtuar dhe forcuar shtetin modern të së drejtës, sundimin e ligjit dhe parimet e mirëqenies sociale.
Partia Socialiste e Shqipërisë është sot forca politike më e besueshme për partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë në angazhimin e saj qeverisës, demokratizues dhe reformator.
Sot teksa afron 30 Qershori i Zgjedhjeve Vendore, konfirmohet qartë se misioni historik i Partisë Socialiste të Shqipërisë në gjithë rrugëtimin e saj ka qenë dhe mbetet një shtet shqiptar me institucione funksionale, ku respektimi i Kushtetutës dhe i ligjit është detyrim i zbatueshëm dhe i barabartë për çdo shtetas shqiptar.
Urime të gjithë anëtarëve të Partisë Socialiste!”, shkruan Balla.