Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë uron Gëzuar 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe!
Më 22 nëntor 1908, në Kongresin e Manastirit, delegatët e pranishëm morën vendime historike për njësimin e alfabetit të Gjuhës Shqipe, një ngjarje e paharruar që shënoi një hap të madh për zhvillimin dhe konsolidimin e identitetit kombëtar shqiptar.
Ky Kongres, i mbajtur në Manastir, (sot në Maqedoninë e Veriut) ka një rëndësi të jashtëzakonshme, pasi u arrit miratimi i një alfabeti të unifikuar, i cili ka ndihmuar në ruajtjen dhe përhapjen e gjuhës shqipe në të gjithë trojet shqiptare. Ky moment i rëndësishëm për kulturën dhe arsimimin shqiptar ka lënë pas një trashëgimi të vyer, që vazhdon të ndihmojë forcimin e identitetit kombëtar edhe sot e kësaj dite.
Kjo ngjarje ka pasur një ndikim të thellë në zhvillimin e arsimit dhe kulturës shqiptare, dhe ka kontribuar në forcimin e identitetit kombëtar shqiptar në një periudhë të vështirë historike.
/Argumentum.al