Zyra e Prokurorit të Specializuar ka konfirmuar se po kryen operacione në Kosovë. Sipas ZPS-së, procesi hetimor përqendrohet në vepra kundër administrimit të drejtësisë.
Përmes një njoftimi të lëshuar në faqen zyrtare, ZPS ka thënë se operacionet janë autorizuar nga ana gjyqësore e Dhomave të Specializuara dhe janë mbështetur nga EULEX-i.
Specialja ka arrestuar të enjten ish-kryetarin e Malishevës, Isni Kilaj. Gjithashtu është arrestuar ish-pjesëtari i UÇK-së, Fadil Faziu. Ndërkaq, është raportuar edhe për arrestimin e Bashkim Smakajt.
Bëhet me dije se është bastisur banesa e ish-ministrit të Drejtësisë dhe ish-nënkryetarit të PDK-së, Hajredin Kuci.