Sipas burimit në Kremlin, Rusia i ka dhënë azil ish-presidentit të Sirisë Bashar Assad dhe anëtarëve të familjes së tij.
Rusia i ka dhënë azil ish-presidentit të Sirisë Bashar Assad dhe anëtarëve të familjes së tij, tha një burim në Kremlin, raporton media ruse TASS.
Sipas burimit në Kremlin, Assad dhe familja e tij kanë mbërritur në Moskë. Duke u udhëhequr nga konsideratat humanitare, Rusia u ka dhënë atyre azil.
“Rusia ka folur gjithmonë në favor të një zgjidhjeje politike të krizës siriane. Ne këmbëngulim që bisedimet e ndërmjetësuara nga OKB të rifillojnë,” tha burimi.
“Zyrtarët rusë janë në kontakt me përfaqësuesit e opozitës së armatosur siriane, udhëheqësit e të cilëve kanë garantuar sigurinë e bazave ushtarake ruse dhe misioneve diplomatike në territorin sirian”, shtoi burimi.
/Argumentum.al