Sipas vendimit të marrë nga Konferenca e Kryetarëve dy dite me pare, sot Kuvendi ne seance plenare do te kete pike te vetme te rendit te dites mocionin me debat mbi vendimin e Presidentit.
Konferenca ka caktuar rreth 170 minuta kohë për deputetët socialistë dhe 130 minuta kohë për opozitën e re në seancën e ditës së enjte, ku do të diskutohet në lidhje me dekretin e Presidentit për anulimin e datës së zgjedhjeve.
Për socialistët ndërhyrja e Presidentit të Republikës në këtë fazë të procesit zgjedhor si një mjet që ka cenuar rëndë barazinë e konkurrimit politik duke shkelur kështu paanësinë politike që Kushtetuta i ka veshur Presidentit të Republikës, “Mundësinë e aktivizimit të mekanizmave të kontrollit dhe hetimit parlamentar parashikuar nga neni 90, paragrafi 2 i Kushtetutës”.
Kjo pikë e fundit të draft rezolutës që pritet të votohet në Kuvend është edhe neni me të cilin mund të iniciohet edhe shkarkimi i Presidentit, pa e shprehur këtë si një veprim që do të ndërmerret, por si një mundësi shqyrtimi.
Sipas socialistëve ky akt tenton të ndërhyjë drejtpërdrejtë në një proces që tashmë është në kompetencë të organit administrues të tij dhe si i tillë duhet shqyrtuar dhe vlerësuar nga organet e administrimit zgjedhor të parashikuara në Kodin Zgjedhor.
Në fund të rezolutës maxhoranca i kërkon Presidentit të reflektojë.
“Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Presidentit të Republikës të reflektojë duke kthyer institucionin e Presidentit në kufijtë e kompetencave të njohura nga Kushtetuta dhe të mos ndërrmarrë asnjë veprim tjetër në shkelje flagrante të Kushtetutës”.
PS e konsideron një moment historik për vendin këtë periudhë para vendimit për çeljen ose jo të negociatave me BE