Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama tha se Ilir Meta e kapërceu Kushtetutën dhe sot është kthyer në një rast unikal për Kuvendin e Shqipërisë.
Ai u shpreh se “edhe mbret i vendit të ishte, Ilir Meta nuk do të ishte kaq i pangopur”.
“Po më faturohen mua zgjedhjet pa kundërshtarë ndërkohë që Sali dhe Iliri i mbajnë partitë e tyre jashtë zgjedhjeve” – tha kryeministri.