Të paktën 32 persona u vranë dhe 38 u plagosën në tërmetin me magnitudë 6.8 që goditi Tibetin, përkatësisht qarkun Dingri në qytetin Xigaze në Rajonin Autonom Xizang, sipas agjencisë kineze të lajmeve Xinhua.
Agjencia e lajmeve raportoi se “epiqendra u monitorua në 28.5 gradë gjerësi veriore dhe 87.45 gradë gjatësi lindore. Tërmeti goditi në një thellësi prej 10 km, sipas një raporti të lëshuar nga Qendra e Rrjeteve të Tërmeteve në Kinë.”
Fatkeqësia natyrore shkatërroi shumë ndërtesa dhe autoritetet lokale nisën operacionet e kërkim-shpëtimit. Evakuimi i popullatës lokale në zonën e goditur nga fatkeqësia është duke u zhvilluar.
Më vonë Xinhua raportoi se numri i të vdekurve nga tërmeti është rritur në 53 dhe numri i të plagosurve është rritur në 62.
/Argumentum.al