Prof. Asoc. Dr. Arben Fetoshi është zgjedhur si Drejtor i ri i Institutit Octopus.
Kështu njofton Instituti Octopus, ku thekson se “Profesor Fetoshi është pozicionuar në mënyrë unike për të udhëhequr Institutin Octopus në një epokë të re kërkimi dhe angazhimi me ndikim.”
Arben Fetoshi, është profesor në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Filologjik, Departamenti i Gazetarisë dhe ka doktoruar në gazetari dhe shkencat e komunikimit.
“Përvoja e tij drejtuese përfshin shërbimin si drejtor i Radio RTK-së, ku dha kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e mediave në Kosovë.
Me ekspertizë në komunikim, gazetari dhe të drejtën ndërkombëtare, Profesor Fetoshi është pozicionuar në mënyrë unike për të udhëhequr Institutin Octopus në një epokë të re kërkimi dhe angazhimi me ndikim.
Ne presim perspektivat dhe risitë e reja që ai do të sjellë në punën tonë. Qëndroni të lidhur ndërsa fillojmë këtë kapitull emocionues nën drejtimin e tij”, thuhet në njoftim
Njoftimi i plotë i Institutit OCTOPUS
Instituti për Studime të Luftës Hibride “OCTOPUS” ka kënaqësinë të njoftojë se Prof. Asoc. Dr. Arben Fetoshi është zgjedhur si Drejtor i ri i Institutit. Dr. Fetoshi është një figurë e shquar akademike dhe profesor në Departamentin e Gazetarisë në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Me përvojën e tij të pasur akademike dhe profesionale në fushën e gazetarisë dhe komunikimit, Dr. Fetoshi pritet të sjellë një vizion të ri dhe të kontribuojë në forcimin e misionit të Institutit për hulumtimin dhe adresimin e sfidave të luftës hibride në rajon dhe më gjerë.
Instituti “OCTOPUS” është i përkushtuar të vazhdojë me sukses përmbushjen e objektivave të tij nën udhëheqjen e re.
/Argumentum.al