Kreu i opozitës Lulzim Basha ka dalë para gazetarëvee gjatë ditës së sotme.
Ai tha se këtë bashkëbisedim, po e organizojmë në kushte të jashtëzakonshme, ndërkohë që Shqipëria po shkon drejt situatës së grushtit të shtetit, të organizuar nga mafia e drogës në bashkëpunim me Edi Ramën dhe kupolën e tij tashmë të faktuar të ardhur në pushtet jo përmes votës së qytetarëve por përmes ndihmës së pikërisht narkomafias.
“Edi Rama ka vënë në skenë teatrin e shkarkimit të Presidentit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të 30 qershorit. E gjithë logoreja e sotme ka vetëm një qëllim, të çfokusojë vëmendjen tuaj, vëmendjen e opinionit publik nga fakti që ne kemi në krye të vendit dikë që është kapur me presh në duar, një njeri që ka ardhur në pushtet me ndihmën e krimit të organizuar.
Mos kini asnjë iluzion: farsa e sotme që u nis me shkarkimin e Presidenti, por vazhdon me një Rezolutë qortim apo pendim të Ramës është pjesë e këtij teatri kur Rama ju ka zhytur ju, studentët, pedagogët, artistët, pedagogët dhe vogëlushët shqiptarë. Ka nevojë të largojë vëmendjen nga fakti që është kapur duke vjedhur zgjedhjet dhe paratë tuaja, për t’ua dhënë atyre një grushti njerëzisht. “