Presidenti iIlir Meta ka bërë një thirrje për të gjithë liderët e politikës shqiptare. Në mesazhin e tij në rrjetet sociale, Meta shprehet:
“Shqipëria ka nevojë për reflektim dhe përgjegjësi maksimale nga të gjithë aktorët politikë! Të mos humbasim këtë moment historik për të hedhur një hap përpara drejt Europës.
Të bëjmë çdo përpjekje për mos-shkëputjen nga përparimi i fqinjit tonë Maqedonisë së Veriut. Çelja sa më parë e negociatave të anëtarësimit detyrim historik për të gjithë ata që duan Shqipërinë si Europa.”