Dita Kombëtare e Rusisë u shënua përmes një aktiviteti të organizuar nga Ambasada e Federates ruse në Tiranë, ku ishin të ftuar diplomatë të akredituar në Tiranë, diplomatë karriere, personalitete të politikës, anëtarë të Shoqatës Shqipëri-Rusi dhe përfaqësues të medias.
Në fjalën e rastit, ambasadori rus Karpushin u shpreh se, ” 12 qershori, shënon fillimin e transformimit rrënjësor, që ka nisur pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik dhe është në thelb ditëlindja e Rusisë së re. Është një nga festat më të reja shtetërore në historinë moderne të vendit tonë, e cila është vendosur relativisht pak kohë pas shpërbërjes së BRSS. Por, ajo përfshin jo vetëm Rusinë bashkëkohore, por edhe gjithë rrugëtimin historik të vendit tonë, shprehet ambasadori Karpushin
Në fjalën përshëndetëse, përfaqësuesi i selisë diplomatike ruse në Tiranë tha se Shqipërinë dhe Rusinë e lidhin një sërë ngjarjesh historike, ndërsa shprehu keqardhje se në marrëdhëniet dypalëshe ruso-shqiptare nuk ka ndonjë përmirësim të dukshëm.
“Ato janë krejtësisht të politizuara, ka mungesë të një arsyeje të shëndoshë dhe qasjes pragmatike. Në veçanti niveli i marrëdhënieve tregtare-ekonomike mbetet jashtëzakonisht i ulët, pothuajse nuk ekzistojnë kontaktet politike, vizita të nivelit të lartë.”
Karpushin theksoi se nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë plan të fshehtë për gjoja synimin e Rusisë për të forcuar ndikimin e saj në Ballkan në një kontekst negativ.
Nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë “plan të fshehtë” për gjoja synimin e Rusisë të forcojë ndikimin e saj në Ballkan me një kontekst negativ.Ndikimi ynë përmblidhet në transmetimin e kulturës, miqësisë midis popujve, dhënien e ndihmës Shqipërisë në përgatitjen e specialistëve aq të domosdoshëm për ekonominë vendase, në rritjen e turizmit reciprok dhe forcimin e marrëdhënieve tregtare.
Kjo festë kaq e rëndesishme , mbylli dhe misionin e tij si Ambasador i Federatës Ruse në Shqipëri .
Ai u bëri të ditur të pranishmëve se kjo ishte hera e fundit që e festonte këtë festë si Ambasador i Rusisë në Tiranë, pasi misioni i tij në këtë detyrë përfundoi, duke shprehur mirënjohjen dhe vlersimin për mikpritjen në emrin e tij dhe të bashkëshortes së tij të cilët janë ndierë si në shtepinë e tyre. “Kemi fituar shume miq ketu dhe jam i bindur që Shqiperia do të mbetet gjithmonë në mendjen dhe në zemren tonë. Shpresoj të shihemi sërish,tashme në Rusi ,ndaj nuk do të themi “Lamtumire” por “Mirupafshim”, përfundoi fjalen e tij ambasadori Aleksandër Karpushin.
Fjalimi i plotë i Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe fuqiplote i Federatës Ruse në Shqipëri, z. Aleksandër Karpushin
Të nderuar miq, kolegë diplomatë,
Përfaqësues të institucioneve shtetërore të Shqipërisë,
Anëtarë dhe kryetarë të Shoqatave të Miqësisë «Shqipëri – Rusi» dhe «Rusi-Shqipëri»
Të dashur bashkatdhetarë, veprimtarë kulturorë, gazetarë,
Zonja dhe zotërinj,
Jemi të gëzuar t’ju mirëpresim në këtë pritje të organizuar nga ambasada me rastin e Ditës së Rusisë. Është një nga festat më të reja shtetërore në historinë moderne të vendit tonë, e cila është vendosur relativisht pak kohë pas shpërbërjes së BRSS. Por, ajo përfshin jo vetëm Rusinë bashkëkohore, por edhe gjithë rrugëtimin historik të vendit tonë.
Historia e Rusisë nuk kufizohet me ngjarje të 30 viteve të fundit. Ne jemi krenarë që organizimi shtetëror i vendit tonë numëron më shumë se 1000 vjet. Rusët janë trashëgimtarë të një historie shumë të pasur, të mbushur me fitore dhe arritje të shquara, por edhe sfida heroike. Bashkatdhetarët tanë krijuan kryevepra të vërteta në fushën e kulturës, muzikës, literaturës, u kryen zbulime shkencore unikale. Populli rus dha një kontribut të madh në shpartallimin e fashizmit dhe në progresin e gjithë qytetërimit.
Të dashur miq! Kohët e fundit situata ndërkombëtare u vështirësua, marrëdhëniet e ndërsjellta midis vendeve të mëdha janë tensionuar. Kundër Rusisë po shtohen sanksione të paligjshme, është shpallur lufta e informacionit. E gjithë kjo, padyshim, nuk kontribuon në zbutjen e tensioneve dhe të situatëve konfliktuale në botë.
Padyshim, sot në kushtet e rritjes së tensionimeve para sfidave dhe rreziqeve globale që ngrihen para njerëzimit, kapërcimi efektiv i tyre dhe kundërveprimi mund të organizohen vetëm nëpërmjet përpjekjeve kolektive të të gjitha vendeve bazuar në të drejtën ndërkombëtare, dobinë e ndërsjellë të gjitha palëve dhe respektin reciprok.
Nisur nga kjo, Rusia demonstron se është e hapur për bashkëpunim me të gjithë partnerët pa përjashtim dhe është e gatshme të gjejë kompromise për çështjet më të rëndësishme.
Rusinë dhe Shqipërinë e lidhin vite të tëra të marrëdhënieve normale miqësore, si edhe një sërë ngjarjesh historike. Midis nesh nuk ka patur dhe nuk ka çështje të pazgjidhura konfliktuale apo pretendime ndaj njeri-tjetrit. Por, nëse do të flasim për marrëdhëniet dypalëshe ruso-shqiptare, jam i detyruar të them me keqardhje se nuk kemi arritur ndonjë përmirësim të dukshëm të tyre. Ato janë krejtësisht të politizuara, ka mungesë të një arsyeje të shëndoshë dhe qasjes pragmatike. Në veçanti, niveli i marrëdhënive tregtaro-ekonomike mbetet jashtëzakonisht i ulët, pothuajse nuk ekzistojnë kontakte politike, vizita të nivelit të lartë.
E megjithatë gjeja më e rëndësishme për ne është se shumica e shqiptarëve të zakonshëm, përfaqësuesve të qarqeve të biznesit dhe intelektualët janë në favor të përmirësimit të marrëdhënieve me Rusinë. Popujt tanë kujtojnë dhe vlerësojnë vitet e miqësisë së thellë dhe asnjë forcë politike nuk mund t’i ndryshojë ato.
Jam i bindur se marrëdhëniet tona me Shqipërinë do të krthehen tek rendi pozitiv i ditës. Sidoqoftë, ka disa lëvizje pozitive. Këtu mund të përmend takimin e rëndësishëm të zhvilluar para pak kohësh në Moskë të kryetarëve të Komisionit ndërqeveritar Rusi-Shqipëri për bashkëpunim tregtar, ekonomik dhe shkencor e teknik. Apo bashkëpunimin në fushën humanitare, kulturore dhe atë arsimore, i cili po zhvillohet në mënyrë të sukseshme.
Gjatë këtyre pesë viteve është rritur dy herë më shumë numri i bursave për studime në universitetet ruse, të akorduara nga Qeveria e Rusisë për studentët shqiptarë (aktualisht janë më shumë se 50 bursa të dhëna). Janë aktivizuar bashkëpunimet kulturore, po rritet numri i turistëve.
Dua edhe një herë të siguroj të pranishmit se Rusia është në mënyrë të sinqertë e interesuar për zhvillimin progresiv të bashkëpunimit me Shqipërinë në të gjitha fushat në bazë të barabartë dhe dobi të ndërsjelltë.
E theksoj se nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë “plan të fshehtë” për gjoja synimin e Rusisë të forcojë ndikimin e saj në Ballkan me një kontekst negativ.
Ndikimi ynë përmblidhet në transmetimin e kulturës, miqësisë midis popujve, dhënien e ndihmës Shqipërisë në përgatitjen e specialistëve aq të domosdoshëm për ekonominë vendase, në rritjen e turizmit reciprok dhe forcimin e marrëdhënieve tregtare.
Qëllimi ynë konsiston në rivendosjen e një dialogu aktiv me Shqipërinë dhe në rimëkëmbjen e bashkëpunimit me leverdi të ndërsjelltë në të gjithë spektrin e marëdhënieve dypalëshe.
Jam i sigurt se do mundemi të arrijmë këtë synim!
© Argumentum