Presidenti Ilir Meta i kërkon LQZ vënien në dispozicion të listës emërore të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.
Në kërkesën për informacion që i është drejtuar KQZ-së kërkohet dhënia e informacionit brenda një kohe sa më të shkurtër dhe me përgjegjshmëri të plotë.
“Cili është numri aktual i mandateve të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë në shkallë vendi? Vënien në dispozicion të listës emërore të deputetëve aktualë të Kuvendit të Shqipërisë për çdo zonë zgjedhore për çdo subjekt, si dhe listën emërore të deputetëveë aktualë në shkallë vendi. “
Kërkesa mban datën 14 qershor.
Kuvendi votoi dje me 100 vota pro, 7 kundër dhe 2 abstenime nismën për mocion ndaj kreut të shtetit.
Presidenti Ilir Meta deklaroi sot se do të dekretojë shumë shpejt datën e re të zgjedhjeve vendore. Nga ana tjetër ai ishte i qartë kur tha se dekreti për shfuqizimin e 30 qershorit është në fuqi dhe se po mban shënim të gjitha institucionet që nuk e zbatojnë, duke iu referuar këtu KQZ-së.