Presidenti francez Emmanuel Macron iu drejtua kombit të mërkurën në një fjalim në kohën e parë mes pasigurisë mbi partneritetin transatlantik pasi SHBA ndërpreu mbështetjen ushtarake për Ukrainën. Ai njoftoi planet për të mbajtur një takim të të gjithë shefave të ushtrisë evropiane në Paris javën e ardhshme dhe u bëri thirrje qytetarëve francezë që të mblidhen për çështjen kombëtare.
“Po ju drejtohem sonte për shkak të situatës ndërkombëtare dhe pasojave të saj për Evropën”, tha Macron në fjalimin televiziv, i cili u cilësua gjerësisht si një thirrje zgjimi nga komentuesit politikë vendas. “Lufta në Ukrainë, e cila ka rezultuar në afro një milion të vdekur dhe plagosur, vazhdon me të njëjtin intensitet. Aleatët tanë, Shtetet e Bashkuara, po mbështesin më pak Ukrainën dhe po lënë dyshime për atë që do të ndodhë më pas”.
“Ju me të drejtë jeni të shqetësuar duke pasur parasysh ngjarjet historike që po ndodhin aktualisht. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndryshuar qëndrimin e tyre për luftën në Ukrainë. Të njëjtat Shtetet e Bashkuara të Amerikës synojnë të vendosin tarifa doganore në Evropë. Më në fund, kërcënimi terrorist (është kthyer). Po hyjmë në një epokë të re”, u shpreh Macron.
Sipas Macron Rusia e ka kthyer tashmë konfliktin në Ukrainë në një konflikt global dhe se kërcënimi rus ‘prek’ të gjithë Evropën.
“Që nga dita e parë ne vendosëm të mbështesim Ukrainën dhe të sanksionojmë Rusinë. Dhe ne bëmë mirë. Sepse nuk është vetëm populli ukrainas që lufton me guxim për lirinë e tij, por edhe siguria jonë është nën kërcënim. (…) Paqja nuk mund të garantohet më në vetë kontinentin tonë. Kërcënimi rus është këtu dhe prek vendet e Evropës dhe na prek neve. Rusia e ka kthyer tashmë konfliktin ukrainas në një konflikt global. Rusia e Presidentit Putin po shkel kufijtë tanë për të vrarë kundërshtarët, duke manipuluar zgjedhjet në Rumani dhe Moldavi dhe duke organizuar sulme dixhitale kundër spitaleve tona për të bllokuar funksionimin e tyre. Dhe ky agresion duket se nuk njeh asnjë kufi”, shtoi presidenti francez.
Sipas kreut të shtetit francez, Rusia po vazhdon të riarmatoset dhe deri në vitin 2030 planifikon që të zgjerohet me 300 mijë ushtarë shtesë, 3 mijë tanke dhe 300 avionë të tjerë luftarakë.
“Kush mund të besojë, në këtë kontekst, se Rusia e sotme do të ndalet në Ukrainë? “Rusia është bërë, siç ju flas unë dhe për vitet në vijim, një kërcënim për Francën dhe Evropën. Situata që po ju përshkruaj është ajo dhe ne duhet të përballemi me të. Dhe rruga drejt paqes nuk mund të shkojë pa Ukrainën. Paqja nuk mund të jetë dorëzimi i Ukrainës. Nuk mund të harrojmë se Rusia filloi pushtimin e Ukrainës në vitin 2014. Ne negociuam një armëpushim në Minsk” shtoi ai.
RUSIA
“Rusia e ka kthyer tashmë konfliktin ukrainas një konflikt global. Ajo ka mobilizuar ushtarë të Koresë së Veriut dhe pajisje iraniane në kontinentin tonë, duke ndihmuar këto vende të armatosen më shumë.”
“Rusia e Presidentit Putin shkel kufijtë tanë për të vrarë kundërshtarët, manipulon zgjedhjet në Rumani dhe Moldavi dhe organizon sulme kibernetike ndaj spitaleve tona për të bllokuar funksionimin e tyre. Rusia po përpiqet të manipulojë opinionet tona me gënjeshtra të përhapura në rrjetet sociale. Dhe thellë thellë, ajo po teston kufijtë tanë. E bën atë në ajër, në det, në hapësirë dhe pas ekranit tonë.”
“Kush mund të besojë, në këtë kontekst, se Rusia do të ndalet në Ukrainë? Rusia është bërë, siç ju flas unë dhe për vitet në vijim, një kërcënim për Francën dhe Evropën.”
“Përballë kësaj bote të rrezikshme, të mbetesh spektator do të ishte çmenduri. Është një çështje, pa vonesë të mëtejshme, për të marrë vendime për Ukrainën, për sigurinë e francezëve, për sigurinë e evropianëve.”
NDIKIMI I TARIFAVE
“Vendimi (Tarifat e Presidentit të SHBA-së Donald Trump), i pakuptueshëm si për ekonominë amerikane ashtu edhe për tonën, do të ketë pasoja… E shton vështirësinë e momentit, por nuk do të kalojë pa përgjigje nga ana jonë. Kështu, ndërsa përgatitim përgjigjen me kolegët tanë evropianë, ne do të vazhdojmë… të bëjmë gjithçka për të bindur se ky vendim do të na dëmtojë të gjithëve.
E ARDHMJA E EVROPËS
“Zgjidhjet e së nesërmes nuk mund të jenë zakonet e së djeshmes.”
“Evropa ka forcën ekonomike, fuqinë dhe talentin për të jetuar në këtë epokë dhe për të krahasuar veten me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e lëre më Rusinë. Ne i kemi mjetet. Kështu që ne duhet të veprojmë të bashkuar si evropianë dhe të vendosur për të mbrojtur veten.”
“Brezi ynë nuk do të marrë më dividentët e paqes. Varet nga ne të sigurojmë që fëmijët tanë të korrin dividentët e angazhimeve tona nesër.”
Macron njoftoi se Franca do të mbledhë së bashku javën e ardhshme në Paris shefat e shtabit të vendeve të gatshme për të garantuar paqen në Ukrainë. Siç tha ai, do të mblidhen për të diskutuar për “një plan për një paqe solide, të qëndrueshme, të verifikueshme, të përgatitur me ukrainasit dhe disa partnerë të tjerë evropianë”.
“Dua të besoj se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë në anën tonë, por ne duhet të jemi të përgatitur nëse nuk është kështu.”, tha Macron.
Presidenti francez Emmanuel Macron tha gjithashtu se “kishte vendosur të hapte debatin strategjik” mbi parandalimin bërthamor dhe mbrojtjen e aleatëve evropianë.
“Vendimi ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë në duart e Presidentit të Republikës. Çfarëdo që të ndodhë”.
Një koment pati edhe për tarifat që dëshiron të vendosë Donald Trump ndaj produkteve evropiane, duke thënë se këto taksa doganore janë “të pakuptueshme”.
/Argumentum.al