Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dekoroi personalitete të shquar të Shqipërisë, që në periudha të ndryshme kanë dhënë kontribut për Shqipërinë dhe Kosovën. Që nga akademia e shkencave e deri te politikanë e ish-kryeministrat, Aleksandër Meksi e Fatos Nano, Kico Blushi, Paskal Milo, Neritan Ceka, e deri te Presidenti i Partizanit Gazmend Gemi u nderuan në një ceremoni në Tiranë.
“Pa rolin e Shqipërisë, Kosova nuk do të ishte e lirë”, tha Presidenti Thaçi.
“Arritëm që për herë të parë që të vëmë në lëvizje NATO-n, dhe kjo nuk do të ndodhte pa kontributin dhe rolin dinjitoz të Shqipërisë. Prandaj pa rolin e Shqipërisë, Kosova nuk do të ishte as e lirë, as e pavarur sikur pa mbështetjen e Shqipërisë, rrugëtimi ynë për NATO dhe Bashkim Evropian, do jetë shumë i vështirë. Prandaj ishim bashkë në periudhat më të rënda të kombit tonë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Jam i bindur që do të kemi rrugëtim të përbashkët edhe për NATO, edhe për Bashkim Evropian me mbështetje të plotë të Shqipërisë”, tha Presidenti i Kosovës.
Thaçi falënderoi në këtë ceremoni çdo familje shqiptare që hapi derën, hapi zemrën për shqiptarët nga Kosova që u detyruan të zhvendosën nga spastrimi etnik dhe gjenocidi i Sllobodan Millosheviçit në Kosovë.
======
Mes të dekoruarve, edhe ish-ambasadori Petrit Bushati
Ndërkaq, dekorata “Urdhri i Pavarësisë” u është dhënë shumë personaliteteve të njohura ndër të cilët edhe Petrit Bushatit.
Petrit Bushati ka qënë diplomat karriere i suksesshëm i Sherbimit të Jashtem Shqiptar. Gjatë viteve që ka punuar si diplomat dhe ambasador është angazhuar në transformimet demokratike të politikës së jashtme të Shqipërisë si dhe ka dhënë kontributin për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe në vendet ku është emëruar.
Njohës i shkëlqyer i rajonit, ushtrues i funksioneve të larta në organizata rajonale; para ndarjes nga jeta, Petriti shërbente si Ambasador i Shqipërisë në Maqedoni. Gjate karrierës së spikatur në Shërbimin e Jashtëm, ai ka qënë gjithashtu Ambasador i Shqipërisë në SHBA, Suedi, Serbi.
Në mënyrë të veçante, kontributi dhe talenti i tij në diplomaci u be i njohur gjate krizës së Kosovës në vitin 1999, kohë në të cilën ai ishte Ambasador i Shqipërisë në SHBA. Vendimet më të rëndësishme për fatin e luftës së Kosovës u moren në SHBA. Për shkak se Kosova nuk kishte përfaqësim dhe lobim shtetëror në vitin 1999, kjo detyrë e rëndësishme u krye asokohe nga Shteti Shqiptar, që përfaqësohej në SHBA, në periudhen në fjale nga Petrit Bushati. Me një aktivitet intensiv, maturi dhe inteligjence të spikatur, ai arriti të sensibilizonte qartësisht Qeverine e SHBA për përmasat dhe ashpërsinë e konfliktit në Kosovë, gjë që çoi më pas në vendimarrjen e strukturave të Atlantikut të Veriut , të ndërhynin në Kosovë.Dekoratën “Urdhri i Pavarësisë”, dedikuar Petrit Bushatit, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi , ia dorëzojë nipit të tij Sokol Konomi.