(Kush po përpiqet ta shdërrojë Dardaninë në Kosovistan..?
Shkrim nga Kasam Shaqirvela
Në një ditë të shënur, plot me dritë, po shfaqen re të murme pushteti…!
*
A thua vallë kemi nevojë të bëjmë veprime sa të mbrapshta e meskine po aq dhe të dëmshme si për shtetin që është laik me Kushtetutë si për kauzën shqiptare e cila me truall e sinor, me gjuhë ,kulturë histori ;sht; e Trungut Arbëror e.që identifikohet me shqiptarizëm dhe jo me fetarizmat që i aplikon popullata sipas bindjeve personale nëpër shtëpitë e familjet e veta dhe le të bëjnë manifestime familjare nuk i pengon askujt por jo në emër të pushtetit votën e të cilit ia kanë dhënë edhe ato gra apo femra pa shamia.
Arbërorët shkojnë udhës së Diellit, andej kah perëndimi, dhe nuk tundohen e të kthehen kal lindja , jo kurrë..! Një vetëvrasje të tillë nuk do ta bëjnë, sepse në shpirtin e tyre është e ngulitur ndjenja dhe përcaktimi autokton kombëtar dhe jo ai fetar që gjithsesi është i importuar…!
Përse po lejojmë që individë, me peshë pushteti por edhe të tillë pa peshë politike, të bëjnë veprime publike që zvetnojnë imazhin e një shteti të brishtë dhe multikonfesional siç është Kosova jonë e plagosur që akoma s’e merr veten nga lufta e mbrame gjenocidale që i erdhi nga një shtet komshi gllabërues e krimogjen siç është Serbia….?!
***
A duhet që, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ditë e shënuar botërisht..,.t’i fyente ministrja, A. H. ndjenjat liridashëse, për të drejtat e botës femërore, të grave që nuk mbajnë shamia si në shtetin e saj ku ajo qeveris si në botën demokratike perëndimore të cilës i takojmë edhe si popull edhe si gjeografi edhe si përcaktim e synim juridiko shtetëror…!?
**
Një veprim i pamatur i ministres në përgjegjësinë publike si përfaqësuese qeveritare dëmton keq jo vetëm imazhin e Kosovës si shtet laik por ka fyer rëndë botën e lirë të grave që nuk mbajnë shamia dhe të atzre motrave e nënave tona që e praktikojnë konfesionin tjetër nga ai muhamedan…, dhe e dyta, ,për çdo shqiptar, më e rëndësishme është se, titullarja,..ka fyer rrëndë traditën e nënave dhe gjysheve shqiptare ndër shekuj….qëmbanin shamia sikurse mbanin dhe grate perëndimore të italiane, gjermane, franceze etj
Në një shtet të ligjit e të së drejtës ky akt me ngjyrim fetar të një kulture të huaj bën atak në kulturën shqiptare duke shkaktuar mospërfillje ndaj pjesëtarëve të grave shqiptare që zbatojnë konfesionet tjera kur dihet se 8 marsi është për të gjitha gratë në botë…?!
Ky akt retrograd i ministres aktuale duhet të përballet me ligjin, nëse ai ekziston e vepron, në shtetin e Kosovës përderisa nuk e kanë bërë ..”Kosovistan”
Para syve të të të gjithëve po zhbëhet identiteti shqiptar si në shtin e Kosovës si në shtetin e Shqipërisë…;
O Tempora!, O Mores!..
Quo vadis albaniens?!
/Argumentum.al