Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE) nën drejtimin e Vasil Sterjovskit ka njoftuar tërheqjen nga koalicioni zgjedhor “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 maj 2025.
Përmes një letre drejtuar kryekomisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, AMIE ka kërkuar çregjistrimin e emrit të partisë së tyre nga ky koalicion.
Në koalicionin PD-ASHM tashmë janë PD bashkë më 24 parti të tjera opozitare dhe drejtues i koalicionit është Sali Berisha.
