“Türkiye është e gatshme të avancojë marrëdhëniet e saj me vendet evropiane dhe BE-në në kuadrin e interesave të përbashkëta dhe respektit të ndërsjellë”, tha presidenti turk
Duke shprehur gatishmërinë për të avancuar marrëdhëniet e Ankarasë me vendet evropiane, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan tha sot se Evropa nuk mund të garantojë sigurinë e saj pa Türkiyen..
“Debatet e nxehta gjatë javëve të fundit kanë treguar se siguria evropiane pa Türkiyen nuk do të jetë e mundur”, tha Erdoğan pas një takimi të kabinetit në Ankara.
“Nevoja e Evropës për vendin tonë ka filluar të pranohet hapur, jo vetëm në aspektin e sigurisë, por edhe në shumë fusha, duke përfshirë ekonominë, diplomacinë dhe tregtinë”, theksoi Erdoğan.
“Türkiye është e gatshme të avancojë marrëdhëniet e saj me vendet evropiane dhe BE-në në kuadrin e interesave të përbashkëta dhe respektit të ndërsjellë”, shtoi ai./AA