Në orën 10:00, në ditën e parë të Novendiali-t, para Bazilikës së Shën Pjetri do të kremtohet Mesha e Dritës e varrimi i Papës Françesku, siç parashikohet nga Ordo Exsequiarum Romani Pontificis. Liturgjia mortore do të kryesohet nga kardinali Dekan Giovanni Battista Re. Më pas, arkivoli do të çohet në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe prej andej në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe për varrim, raporton vaticanews.
Të shtunën e 26 prillit, në orën 10, në Sheshin e Shën Pjetrit, do të kremtohet Mesha e Dritës dhe funerali i Papës Françesku, kryesuar nga Dekani i Kolegjit të Kardinajve, kardinali Giovanni Battista Re. Më pas, arkivoli do të varroset në bazilikën romake të Zojës së madhe, sipas dëshirës testamentare të Atit të Shenjtë. Nesër paradite, e mërkurë, arkivoli do të zhvendoset nga Shtëpia e Shën Martës në Bazilikën e Vatikanit, për homazhe nga ana e besimtarëve. Sot paradite, kardinajtë u mblodhën në kongregacionin e tyre të parë të përgjithshëm.
Pikërisht aty u vendos që mesha e dritës dhe funerali i Papës Françesku të kremtohet të shtunën, më 26 prill 2025, në orën 10.00, ditën e parë të Novendiali-t apo të Nëntëditëshit të zisë zyrtare, që pason vdekjen e Papës. Mesha do të kremtohet në Sheshin e Shën Pjetrit, siç parashikohet në Ordo Exsequiarum Romani Pontificis.
Gjatë Nëntëditëshit të zisë, kremtohen çdo ditë meshë për shpirtin e Papës së ndjerë. Kështu njoftohet nga Zyra e Kremtimeve Liturgjike të Selisë së Shenjtë, e cila sqaron se në përfundim të kremtimit eukaristik të së shtunës, kryesuar nga Dekani i Kolegjit Kardinalor, do të bëhet bekimi dhe përshëndetja e fundit (Ultima commendatio e Valedictio). Më pas, arkivoli i Papës do të çohet në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe prej andej, në Bazilikën e Zojës së Madhe për varrim. Disa krerë shtetesh dhe qeverish kanë njoftuar tashmë pjesëmarrjen e tyre.
/Argumentum.al