Ministrat e vendeve anëtare të BE-së e shtynë vendimin rreth çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut “më së largu deri në tetor”, siç u shpreh Johanes Hahn, komisionari i BE-së për zgjerimin.
Në takimin e ministrave të jashtëm të BE në Luksemburg (18.06) u theksua, se nuk ka pasur kohë të mjaftueshme për të marrë vendim rreth çeljes apo jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në konkluzionet e arritura për secilin nga këto dy vende ka dallime. Pë Maqedoninë e Veriut përmendet Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja Për Marrëdhënie të Mira Fqinjësore më Bullgarinë, ndërsa në vendimin për Shqipërinë nuk përmendet ndonjë veprim specifik.
Sipas komisionerit Hahn janë një pakicë e vendeve, që nuk kanë përkrahur çeljen e negociatave, ndërsa ai shtoi se integrimi i Ballkanit Perëndimor është në interes të BE-së. “Ne mund të eksportojmë stabilitet apo të importojmë jo-stabilitet”, tha Hahn duke bërë një analogji mes të zgjerimit apo ndaljes së tij. Ai gjithashtu theksoi, se Bashkimi Evropian duhet t’u përmbahet premtimeve. “Shtroeht çështja e reputacionit tonë dhe mundësisë sonë të ndikimit”.
Konklluzionet për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut përmbajnë vetëm një paragraf. Ndërsa ato për Serbinë dhe Kosovën janë shumë më të gjata dhe i referohen moszbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel, si dhe vazhdimit të dialogut. Në pjesën për Kosovën përshëndeten veprimet për zbatimin e reformës dhe dënohet vendosja e taksës 100 për qind.