Kryeministri Edi Rama ka reaguar fill pas deklaratës së komisionerit Johannes Hahn, duke e cilësuar si lajm pozitiv konkluzionet për Shqipërinë.
Ai shprehet se Shqipëria po i reziston sulmeve të opozitës, duke e cilësuar këtë të fundit si ‘fronti i së keqes’.
Reagimi i plotë:
Lajm shumë pozitiv nga Europa në rrugën e çeljes së negociatave.
Pavarësisht luftës pa limite të frontit politik të së keqes, që po bën çmos të sakatojë vendin në sytë e Europës, për të bllokuar negociatat me sharje, kërcënime, molotovë e përgjime baltosëse, Shqipëria po reziston.
Ministrat e jashtëm të BE kanë miratuar në Luksemburg, kalimin tek kryetarët e shteteve të rekomandimit për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, me synim muajin tetor. Le t’i rezistojmë deri në fund ofensivës së baltës dhe gurëve kundër Shqipërisë.
Të gjithë bashkë në 30 qershor.