Presidenti Ilir Meta ka njoftuar drejtuesit e lartë të OSBE- ODHIR lidhur me dekretin e tij për zhdekretimin e datës zgjedhore të 30 qershorit.
Në letrën që mban datën 19 qershor 2019 dërguar përfaqësuesve të OSBE – ODHIR presidenti Meta i njofton zyrtarët se nëse zgjedhjet do të mbahen në kundërshtim me dekretin do të jenë nul dhe të pavlefshme.
“Sipas legjislacionit në fuqi, dekreti me nr 1199 i datës 10.06.2019 është në fuqi dhe është i publikuar në fletoren zyrtare të republikës së Shqipërisë më datën 11 qershor
Për këtë dekreti është ligjor dhe duhet të implementohet nga të gjithë institucionet përfshirë dhe administratën e procesit zgjedhor në Shqipëri, përfshi dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Për këtë arsye procesi zgjedhor që mund të mbahet në dhunim të dekretit të presidentit do të jetë nul dhe i pavlefshëm”,- shkruhet ndër të tjera në letër.