Zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Ryabkov, duke vënë në dukje se SHBA po përkeqëson situatën me Iranin me vendimin për të dërguar në Lindjen e Mesme bateritë Patriot, dronët dhe avionët, tha se, “SHBA po e përkeqëson me qëllim situatën në lidhje me Iranin”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke folur për gazetarët në qytetin Soçi të Rusisë, Ryabkov ka vlerësuar për gazetarët aktivitetet ushtarake në rritje të SHBA-ve në Lindjen e Mesme.
“SHBA po e përkeqëson me qëllim situatën në lidhje me Iranin”, tha Ryabkov, i cili theksoi se SHBA vazhdon të formojë presion mbi Iranin.
“Është e nevojshme që të aplikohen mjete politike dhe diplomatike për të reduktuar dhe stabilizuar tensionet mes SHBA-ve dhe Iranit. Përndryshe, mund të përjetohet një konflikt i ri në rajon. Kjo gjë është absolutisht e papranueshme”, theksoi Ryabkov.
Ndërkohë edhe Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Nikolai Patrushev, në një deklaratë pas Konferencës Ndërkombëtare të Sigurisë Kibernetike në qytetin Ufa të Rusisë, u tha gazetarëve se Irani në konferencë ka propozuar një mekanizëm të përhershëm ndërkombëtar për luftën kundër sanksioneve dhe se Rusia e ka mbështetur këtë propozim.