Për RTV Ora gazetari Bepin Kolvataj raporton se protestuesit kanë gjuajtur me gurë në drejtim të kordonit të policisë, që nuk lejonte kalimin e ambulancës që mbante brenda 3 persona të lënduar.
Gjithashtu raportohet se një foshnjë një mujash është transportuar në spitalin e Shkodrës në gjendje të rëndë, për shkak të gazit lotësjellës të hedhur në zonën e pedonales.
Bepin Kolvataj: Po qëllohet me gurrë në drejtim të ambulancës që ka tre të dëmtuar brenda saj, por policia nuk lejon kalimin e saj. Një fëmijë një mujash është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Shkodrës. Këtë më kanë thënë drejtues të PD-së. Një person i 4 është në mjediset e lokaeve të zonës, ka kaluar në gjendje të fikti dhe po i jepet ndihma.
Ora 19:00 Tensione në Shkodër, PD marshon në pedonale, policia hedh gaz lotsjellës
Ndërkohë që kryeministri Edi Rama mbylli takimin në Vaun e Dejes dhe i është drejtuar Shkodrës, PD ka nisur marshimin në Shkodër.
Ish-deputetë dhe përfaqësues të opozitës, bashkë me qytetarë shkodranë janë duke marshuar në pedonalen e qytetit, por janë konfliktuar me policinë, e cila është vendosur në gardh për të mos lejuar kalimin e protestuesve në tubimin elektoral të kryeministrit.
Gjatë përplasjeve me qytetarët policia ka hedhur edhe gaz lotsjellës, duke bërë që një gruaje ti bjerë të fikët. Kanë qenë qytetarët që i kanë dhënë edhe ndihmën e parë.
Nën thirrjet “Rama ik” qytetarët kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë, ndërsa gazetari i RTV Ora, Bepin Kolvataj nga Shkodra raporton se është e pamundur që të rish afër kordonit të policisë për shkak të gazit lotsjellës.