Kryeministri Edi Rama, vijoi fushaten elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit, ku ndalesa e radhes ishte Shkodra . Qyteti verior , një bastion tradicionlisht i djathte eshte kthyer mbremjen e 21 qershorit ne nje arene matjeje forcash . Si asnjeherë tjeter Shkodra u “pushtua” nga FNSH .
Kryeministri Rama e ka cilesuar sfide Shkodren ,dhe per hire te vertetes duket qe ai sonte e sfidoi ,pasi perkunder thirrjeve “RAMA IK” , ai ka mbajtur fushaten elektorale ku ka prezantuar kandidatin per Shkodren,Z.Valdrin Pjetri . Ndersa pak metra me tej,opozita protestonte mes gazit lotsjelles dhe fjalimeve kunder maxhorances .
Kryetarja e Bashkisë, Voltana Ademi është shprehur se më 1 korrik, o të gjithë do të jenë në burg politik ose të gjithë do të nisin eksodim më të madh që ka përjetuar Shqipëria. ”Ne po kërkojmë vetëm qetësi. Nuk do t’i lejojmë që të uzurpojnë qytetin. E drejta jonë për të bërtitur Rama ik, me gjithë masakrën që ata kanë bërë në Shkodër është legjitime. Nuk ka asnjë arsye që policia e shtetit të gjuajë mbi njerëzit, qoftë me gaz apo me helme”, u shpreh Volta Ademi. Forcat e Rendit po pengojnë qytetarët që të nisin marshim paqësor, ku edhe kanë hedhur herë pas here gaz lotësjellës, duke shkaktuar edhe dëme shëndetësore tek disa banorë të Shkodrës.

Ademi i bëri thirrje policisë: “Ju nuk mund të përdhunoni qytetarët e Shkodrës. Na hodhët gaz lotsjellës,helm, ujë dhe prapë jemi këtu”.
Nga Shkodra ku u prit me protesta nga opozita, kryeministri Edi Rama u shpreh në mitingun elektoral të mazhorancës, se transforimimi i këtij qyteti në 4 vitet e ardhshme do të jetë sfida e tij personale. Edhe pse në protestë, vetëm larg metra nga takimi elektoral i PS-së, kreu i qeverisë nuk kurseu akuzat për kryebashkiaken e Voltana Ademi, të cilën e konsideroi të më të paaftën e gjithë historisë, që nga dita që bashkitë kanë hapur dyert në shtetin shqiptar.
“Dua t’ju them dicka jo vetëm socialistëve po edhe demokratëve, atyre që jetojnë në Shkodër, apo janë të lidhur me të. 4 vjet më parë jut hash vlonjatëve se ishte koha për të hapur një kapitull transformimi dhe kushdo që e sheh Vlorën sot, e ka të vështirë ta njohë, ndërsa sot ju them shkodranëve që Shkodra e 4 viteve të ardhshm është sfida ime personale për të bërë bashkë me Valdrinin më shumë se në të thuajse 30 vitet e marra bashkë nën drejtimin e atyre që sot kanë dalë në rrugë të madhe e nuk dinë më se cfarë të ofrojnë tjetër vec kërcënimeve shantazheve, molotovëve dhe kaosit.
Më vjen shumë keq që nuk ka na u dha mundësia që drejtueses më të paaftë që është ulur ndonjëherë në karrigen e një kryetari bashkie të majtë apo të dhjathtë në të gjitha vitet e shtetit shqiptar, t’i jepnin një mësim të merituar me votë në një garë alternativash, e ballafaqimi demokratik. Pse? Kjo nuk është në dorën tonë, s’e zgjodhëm ne. Ata kapitulluan përpara fillimit të betejës zgjedhore, sepse plan ii tyre nuk ka lidhje me Shkodrën, e me të ardhmen, plani i tyre është plani i 4 njerëzve në hall shumë të madh me drejtësinë që po vjen e atyre rrotull.

Nëse unë do isha njeriu që ata përpiqen të pikturojnë, si njeriu që i do gjithë pushtetet, dy vjet më parë i kisha mundësitë. Ikën nga parlamenti se nuk donin vettingun e filluan të njëjtin avaz, Rama ik, s’ka zgjedhje me Ramën. E mbajnë mend shumë se sa shumë i jam lut Bashën edhe kur BE e SHBA u dorëzuan”, u shpreh Rama.
Pasi u shpërndanë me gaz lotsjellës nga policia, kryebashkiakja Voltana Ademi së bashku me mbështetësit e saj deklaroi se askush nuk mund ti ndalë qytetarët e Shkodrës të marshojnë në qytetin e tyre për të vërtetën.

Ademi: Ne do të protestojmë si qytetarë. Kemi dalë në rrugë për të protestuar dhe marshuar. Askush nuk mund ti ndalojë qytetarët e Shkodrës të bërtasin atë që është e vërteta. Kurrësesi nuk mund të lejojmë që banda kriminale të sundojë qytetin. Për këtë ne jemi të vendosur. Kërkojmë nga Niko Brahimaj, drejtoria e përgjithshme e policisë së shtetit të mos gjuajë mbi njerëzit. Ne do të bërtasim Rama ik! Të mos provokojnë.
Duke folur në sheshin para Kafes së Madhe, aty ku policia ka ngritur kordonin e dytë, Ademi tha se “banda kriminale na ka vjedhur jetën, na ka vjedhur shpirtin. Nëse do ti lejojmë të jeni të sigurt se me 1 korrik ose jemi të gjithë në burg politik sikurse është Bardh Spahia dhe dhjetëra njerëz të thjeshtë, ose do të marrim arratinë. Do të kemi një eksod të dytë nga gjithë Shqipëria. Prandaj është emergjecë kombëtare. Jemi këtu për të thënë vetëm të vërtetën. Nuk jeni për të gjuajtur as me gaz lotsjellës, as me helm, asnjë mjet tjetër. Jemi në emergjencë kombëtare dhe në rrezikun më të madh që pas ’44. Kjo qeveria ja ka kaluar edhe Enver Hoxhës. Rama nuk mund të qëndrojë në krye të këtij shteti, kurrësesi nuk do ta lejojmë këtë”
Pas përfundimit të tubimit të Partisë Socialiste në zonën e pedonales në qytetin e Shkodrës, ka mbaruar edhe anti-mitingu i organizuar nga PD ku ishin të pranishëm edhe kryebashkiakja Voltana Ademi dhe ish deputeti i PD, Flamur Noka.
Edhe pse me disa konfrontime dhe përplasje me policinë e Rendit dhe me FNSH-në pasi gjuajtën me gurë drejt tyre, protestuesit e mbyllin anti-mitingun. Bilanci 9 te plagosur .
© Argumentum