Kreu i Komisionit të Jashtëm në Kongresin Amerikan, Eliot L.Engel, ka bërë një deklaratë sot në lidhje me situatën politike në Shqipëri.
Engel shprehet i shqetësuar për situatën në vendin tonë. Ai thotë se palët politike nuk duhet që t’ia lejojnë vetes dhunën, kurse shton se duhet me patjetër që t’i hapet rruga dialogut.
Deklarata e Eliot Engel:
“Shqipëria ka bërë hapa të mëdha që prej viteve të saj nën diktaturën e Enver Hoxhës dhe populli shqiptar ka investuar shumë për të parë rrënjët e demokracisë së tyre.
Marrëdhënia e fortë dhe e ngrohtë e SHBA-Shqipëri ka ndihmuar në nxitjen e këtyre zhvillimeve. Prandaj, unë jam shumë i shqetësuar nga ajo që dëshmoj në ditët dhe javët e fundit, pasi udhëheqësit politikë shqiptarë duket se kanë arritur një bllokim politik”.