Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka emëruar ambasadoren e jashtëzakonshme të SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim.
Yuri Kim ka qenë anëtar i delegacionit të SHBA-së në bisedimet me gjashtë palë me Korenë e Veriut.
Në deklaratën e bërë publike thuhet:
“Trump emëron anëtar të karrierës së Shërbimit të Jashtëm Yuri Kim për të qenë ambasador në Shqipëri. Më parë shërbeu në role të ndryshme duke përfshirë Drejtorin e Zyrës së Çështjeve Evropiane Juglindore dhe, interesant, anëtar i delegacionit të SH.B.A.-së në bisedimet me gjashtë parti me Korenë Veriore”.
—–
Yuri Kim është një amerikane e natyralizuar, që u zhvendos nga Koreja e Jugut në ishullin Guam (ishull në paqësor nën varësinë e SHBA) kur ishte 3 vjeç. Ajo iu bashkua Shërbimit të Jashtëm në vtin 1996.
Fillimisht ajo shkoi në Pekin dhe më në Tokio. Më vonë, ajo u kthye në Uashington si oficere e nivelit të mesëm. Ishte koha diplomacia e SHBA-së drejtohej nga Colin Poëell.
Në vijim, Kim ishte me detyrë në Seul. Gjatë punës së saj si shefe i njësisë së brendshme politike të ambasadës, ajo u takua me dhjetëra liderë politikë, biznesmenë, gazetarë dhe akademikë.
Kim ka shërbyer si asistente e Christopher Hill, ndihmës sekretari i shtetit për çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit gjatë kohës që ai po udhëhiqte bisedimet e nivelit të lartë me Korenë e Veriut, me synim shpërbërjen e programit të armëve bërthamore.
Zonja Kim është anëtare e stafit të lartë të Shërbimit të Huaj dhe ka shërbyer në Departamentin e Shtetit, si Drejtore e Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore.
Më herët, ajo ka qenë drejtoreshë e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë, Shefe e Stafit për Zëvendës sekretarin e Shtetit dhe Drejtore e Zyrës për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake.
Zonja Kim, gjthashtu, ka shërbyer si Këshilltare Politike në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Bagdad dhe Ankara.
Ajo mban gradën B.A. nga Universiteti i Pensilvanisë dhe Master of Philosophy nga Universiteti i Kembrixhit. Ajo flet gjuhët koreane, kineze, japoneze dhe turke.
Për të ardhur përfundimisht si ambasadore në Shqipëri, Yuri Kim duhet të konfirmohet nga senati.