OSBE/ODIHR ka nxjerrë raporton paraprak për votimet e 30 qershorit. Ambasadorja Audrey Glover që drejtoi misionin e vëzhguesve deklaroi se votuesit shqiptarë dje nuk patën mundësi të votojnë të lirë. “Ata ishin nën presion dhe klima ishte e polarizuar”.
Deklarata e plotë e ambasadores Glover në konferencë për shtyp:
Sot bëjmë publike gjetjet paraprake për zgjedhjet e 30 qershorit. Ne jemi të paanshëm dhe lëmë faktet të flasin vetë.
Ne nuk na intereson kush i fiton zgjedhjet, i vlerësojmë ato në përputhje me kriteret e OSBE.
Pa marrë parasysh interest elektorale, opozita vendosi të mos marrë pjesë në zgjedhje. Qeveria ishte e vendosur për ti zhvilluar pa opozitën. Në këtë klimë të ngërçit politik, zgjedhesit nuk patën mundësi të zgjedhin mes opsioneve politike.
Në 31 bashki nga 61 gjithsej nuk pati garë pasi ishte vetëm një kandidat.
Pati pretendime nga qytetarët se ishin nën presion nga dy palët.
Përplasjet politike çuan në pasiguri për vendin dhe shumë vendime të KQZ u morën duke patur parasysh garantimin e këtyre zgjedhjeve.
Pozitive ishe fakti se zgjedhjet ishin paqësore.
Por theksojmë se këto ishin zgjedhjet për kryetarët e bashkive në mjedis tejet të polarizuar politik.
Opozita u terhoq nga parlamenti në shkurt dhe nuk mori pjesë me qëllim rrëzimin e kryeministrit, qysh atëhere opozita ka organizuar protesta. Disa ishin në dhunshme. Presidenti nxori dekretet për shtyrjen e zgjedhjeve. Megjithëatë Kryeministri ishte i vendosur të vazhdonte me mbështetjen e parlamentit.
KQZ gjithashtu vijoi me përgatitjen e zgjedhjeve. Më 14 qershor, kryetarët e 24 bashkive kërkuan lirimin e ambienteve, si shkolla, etj. Që nga ai moment disa u shkatërruan dhe disa KZAZ u mbyllën. Në 21 Qershor kryetari i KQZ vendosi të akreditonte të gjithë vëzhguesit, përfshirë dhe ne OSBE/ODHIR.
E gjitha situate që përmenda më lart e ka çuar vendin në situatë konfuze dhe shqetësimet ndjehen në gjithë vendin.
Kam një pyetje: Për këtë bëhen zgjedhjet për politikanët apo për votuesit?
Unë mendoj se pjesmarrësi më i rëndësishëm është votuesi. Zgjedhjet bëhen që njerëzit të kenë mundësi të vendosin. Zgjedhesësit duhet të zgjedhin lirshëm dhe pa presion.
Zgjedhësit duhet të jenë të sigurt se vota do numërohet si duhet.
Kandidatët duhet të kenë akses të barabartë në media.
Zgjedhjet duhet të jenë të mirëorganizuara dhe në përputhje me të gjitha ligjet.
Duhet të ketë një sistem funksional drejtësie për të shqyrtuar ankesat e të gjitha palëve.
Por si funksionoi në praktikë procesi zgjedhor?
Terheqja e opozitës e kufizoi mundësinë e zgjedhjes. KQZ e intepretoi ligjin në mënyrë kreative dhe herë here nuk ishte transparente për vendimet e saj.
Në total për 61 bashki u regjistruan 97 kandidatë. Në 31 bashki nuk pati fare garë. Ishte vetëm një kandidat. Kodi Zgjedhor parashikon përfaqësim të balancuar në administratën zgjedhore (Qendra Votimi, KZAZ). Refuzimi i opozitës për të çuar komisionerë në KZAZ dhe më pas kur ajo kërkoi nuk i miratoi KQZ-ja. Kështu përfaqësimi mbeti i pabalancuar. Pra ligji nuk u përmbush!
Vijmë tek dita e zgjedhjeve. Përgatitjet në bashkitë e drejtuara nga e majta vazhduan. Kryetarët e bashkive të opozitës i dërguan letra KZAZ dhe KQZ të ndërpriste punën. Në disa bashki pati tentativa për të larguar KZAZ nga ambientet e bashkive dhe kjo çoi në zjarrvënien e materialeve zgjedhore. Si rrjedhojë KQZ-së iu desh të ndryshonte vendet e QV dhe KZAZ-ve.
Ka një numër të madh mediash, të cilat janë të pozicionuara politiksht sipas interesave të pronarëve të tyre. Kjo shkakton drejpërdrejt ndërhyrje tek redaktorët dhe gazetarët.
Pra, në gjysmën e bashkive nuk pati mundësi zgjedhje.
Administrata lokale nuk bëri punën e vet për të siguruar ambientet e votimit.
Media nuk pati pavarësi. Nuk u fol për kandidatët por për krizën politike.
Kuadri ligjor mund të ofronte mbajtjen e zgjedhjeve demokratike, por që ai të funksionojë duhet vullneti i aktorëve politikë. Tërheqja nga zgjedhjet e opozitës, dhe dhuna për të çuar drejt mospjesëmarrjes, çoi në një atmosfere polarizimi.
Ne pamë prova se votuesit ishin nën presion nga të gjitha palët. Votuesi nuk ka votuar i lirë dhe nuk ka qenë i mirëinformuar. Kjo cënoi besimin e votuesve. Megjithatë pavarësisht pasigurisë zgjedhje shkuan qetë. Nëse morën apo nuk morën pjesë votuesit dje në zgjedhje, ata të gjithë duhet të ishin trajtuar me respekt nga politikanët.
Ne do ta hartojmë raportin përfundimtar brenda 2 muaj. Në raportin e ODHIR do të ketë rekomandime.