Drejtuesja e misionit të OSBE/ODIHR-it, Audrey Glover është takuar ditën e sotme me ambasadorët e vendeve të BE-së në Shqipëri.
Glover i ka njohur përfaqësuesit e komuniteteve ndërkombëtare me gjetjet paraprake të vëzhgimit të zgjedhjeve të 30 qershorit.
Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook edhe Prezenca e OSBE-së, e cila ka organizuar edhe takimin.