Greqia do të bëhet “vendi më miqësor për biznesin e Bashkimit Europian”, tha të hënën ministri i ri i rritjes dhe investimeve Adonis Georgiadis
Georgiadis ka një nga punët më sfiduese në Greqi nga Kryeministri i sapozgjedhur Kyriakos Mitsotakis e cila është ringjallja dhe rritja e ekonomisë së vendit.
“Ne do të ulim tatimet dhe do të zhdukim burokracinë. Do të kemi një reformë të re në gusht që do të ndryshojë pothuajse të gjithë legjislacionin, në mënyrë që kushdo që bën biznes në këtë vend ta ketë shumë të lehtë”, tha Georgiadis në një intervistë për Euronews, sipas scan.
Greqia ka nevojë të jashtëzakonshme për investime për të ringjallur rritjen ekonomike të saj, të cilën Komisioni i BE parashikon të arrijë në 2.2% këtë vit, mbi parashikimin 1.4% për 28 vende të BE-së që përdorin euron.
Megjithatë, ajo vlerëson se rritja do të arrijë 2.3% në vitin 2020, ndërsa qeveria e re po flet rreth 4%.
Ndërkohë papunësia është akoma në rritje. Në maj, ajo u regjistrua në 18.1%, më e larta në bllok.
Gjithsesi Georgiadis u shpreh: “Ne duam t’i themi të gjithëve, nëse doni të fitoni para dhe të bëni biznes, tani është koha për të ardhur në Greqi ”