Kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka anuluar takimin e liderëve të partive kryesore të thirrur për sot.
Burime partiake nga partia më e madhe në pushtet LSDM kanë konfirmuar për INA anulimin e takimit të liderëve, për shkak të mospjesëmarrjes së liderit të partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski. Kryeministri Zaev ka njoftuar bashkëpartiakët e tij për anulimin e takimit, por për këtë ka informuar edhe kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryetarin e ASH-së, Ziadin Sela.
Sipas agjendës së Zaevit, në këtë takim duhej të diskutohej për Prokurorinë Speciale, regjistrimin e popullsisë dhe kodin zgjedhor, mirëpo Mickoski ka kërkuar që si pikë e vetme e takimit të jenë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ai ka paralajmëruar se në rast se nuk do të diskutohej kjo pikë e vetme atëherë nuk do të ishte pjesë e negociatave. (INA)