Nga Gjykata Speciale, deri më tani kanë ardhur mbi 70 thirrje për intervistim.
I pari që pati konfirmuar pranimin e ftesës nga prokurori i specializuar është Rrustem Mustafa, ish-komandant i Zonës Operative të Llapit.
Ndërkohë Ramush Haradinaj dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit javën që shkoi për shkak të ftesës që mori nga Prokuroria e Gjykatës Speciale.
- U thirr ish-udhëheqësi i Gjykatës së UÇK-së Sokol Dobruna,
- Ish-ushtari i UÇK-së nga Zona Operative e Pashtrikut Safet Syla,
- Ish-eprori i UÇK-së në Zonën e Pashtrikut Sabahajdin Cena,
- Nazif Mehmeti, i njohur si komandant “Dini”,
- Remzi Shala, ish-komandant i UÇK-së në Zonën e Pashtrikut, i njohur me pseudonimin “Molla e Kuqe”,
- Sami Lushtaku, ish-komandant i UÇK-së,
- Mendim Daka, njëri prej ish- udhëheqësve të Njësisë Speciale të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së,
- Ish-pjesëtari i UÇK-së Blerim Kuçi, ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit Ramush Haradinaj,
- Ish-komandanti i UÇK-së nga Zona Operative e Nerodimes, Shukri Buja,
- Ish-zëvendëskomandanti i “Brigadës 128” i Zonës Operative të Pashtrikut, Avdi Ibrahimi,
- Ish-shefi i Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi,
- Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe ish-pjesëtarë të tjerë të UÇK-së.
dita