Individët që nuk janë të punësuar, por ushtrojnë një profesion të lirë, pra kryejnë veprimtari ekonomike, kanë detyrimin të regjistrohen si subjekt tregtar, ka bërë të ditur Administrata tatimore.

Bazuar në dispozitat e Ligjit Nr. 92/2014, datë 24.07.2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në RSH”, i ndryshuar, ushtruesit e profesioneve të lira, pavarësisht qarkullimit, duhet të regjistrohen si tatimpagues i TVSH-së, edhe pse janë subjekt i regjimit të biznesit të vogël.
Gjithashtu, pas kryerjes së regjistrimit, në vijimësi të veprimtarisë ekonomike duhet të respektojnë afatet e dorëzimit të listëpagesës, deklaratës së TVSH-së dhe deklaratës së tatimit në burim, nëse ushtrojnë aktivitet në një ambient të marrë me qira.
Në zbatim të ligjit Nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në RSH”, i ndryshuar, çdo tatimpagues, përfshirë edhe personat fizikë që ushtrojnë veprimtari ekonomike në një nga profesionet e lira, janë të detyruar të lëshojnë kuponin tatimor për çdo shitje të realizuar.
Personat fizikë ushtrojnë veprimtari ekonomiko-tregtare vetëm pas regjistrimit të tyre, në përputhje me ligjin Nr. 9723, datë 03.05.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Biznesit”. Një person fizik me të njëjtin numër të identifikimit personal, regjistrohet vetëm një herë nga Qendra Kombëtare e Biznesit.
Pra, individi i cili realizon të ardhura, kur bëhet pronar i një pasurie apo kryen pagesa, të cilat janë objekt i tatimit, sipas legjislacionit tatimor, ka detyrimin tatimor për pagesën e taksave dhe tatimeve./Monitor
, ka bërë të ditur Administrata tatimore.