Kristalina Xheorxhieva është votuar si kandidaturë e Bashkimit Europian për të marrë drejtimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Bullgare me kombësi, Georgieva është aktualisht drejtuese ekzekutive në Bankën Botërore dhe si kandidaturë ajo fitoi mbiJeoren Dajzoblem, ish-ministri hollandez i Financave dhe shef i Eurogrupit.
Mediat raportojnë se përzgjedhja e bërë nga ministrat e Financës së BE-së ka qenë e vështirë, ditë negocime dhe dy raunde votimesh,pasi dështuan të gjenin konsensus për një listë emrash.
Që nga viti 1946, drejtuesit e FMN-së janë europianë, sipas një marrëveshjeje me SHBA që mban përherë drejtimin e Bankës Botërore.
“Dajzoblem u kundërshtua nga vendet e Europës Jugore, përfshirë Italinë, për shkak të komenteve se vendet me borxh i kanë shpenzuar paratë e tyre për likere dhe femra.
Bullgarja, e mbështetur nga Parisi siguroi mbështetjen e 56% të shteteve që përfaqësojnë 57% të popullsisë së BE-së, kundrejt vetëm 44% të shteteve për 43% të popullsisë u fituan nga kundërshtari i saj në garën për të pasur në FMN Christine Lagarde, që do të marrë këtë vjeshtë presidencën e Bankës Qendrore Europiane.