Përfaqësuesit e qeverisë së Presidentit Nicolas Maduro dhe të opozitës venezueliane, të udhëhequr nga Juan Guaido ndodhen në Barbados ku po zhvillojnë bisedime në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për krizën politike në Venezuelë.
Bisedimet mes dy palëve ndërmjetësohen nga Norvegjia. Ministria e Jashtme norvegjeze tha përmes një deklarate se të dyja palët kanë theksuar gatishmërinë për të punuar për një zgjidhje kushtetuese, të udhëhequr nga mirëqënia e popullit venezuelian.
Venezuela është mbërthyer prej vitesh në një krizë të thellë ekonomike e politike që u thellua kur udhëheqësi i opozitës sfidoi legjitimitetin e Nicolas Maduros, duke u vetëshpallur president. Miliona venezuelianë janë larguar nga vendi të shtyrë nga situata e dëshpëruar.