Duket se tre aleatët më të fuqishëm të kryedemokratit Lulzim Basha, Dashamir Shehu, Nard Ndoka dhe Fatmir Mediu, do të mebeten pa garuar në zgjedhjet e pretenduara të 13 tetorit.
LSI, PR dhe PAA nuk do të paraqesin dot kërkesë në KQZ për t’u regjistruar.
Mësohet se shkak i këtij vendimi të aleatëve të Bashës është se KQZ nuk ka marrë ende një vendim rreth kërkesës së drejtuar prej tyre për nisjen e procedurave nga Komisioni për procesin e zgjedhjeve.
Sot është afati i fundit për regjistrimin në KQZ për 13 tetorin.
Kryedemokrati Lulzim Basha më herët ka pretenduar se ka mbështetjen e mbi 85% të shqiptarëve dhe se zgjedhjet e ardhshme ai do të fitojë./javanews