Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini, i cili është edhe drejtuesi i partisë së Lega Nord, siguroi se do të punonte për të rivendosur marrëdhëniet e mira me Rusinë.
“Unë do të punoj për t’u rikthyer në marrëdhënie të mira me Rusinë. Putin është një president i shkëlqyer. Dhe unë e them këtë sepse mendoj kështu, dhe jo sepse jam paguar, siç thonë disa gazeta”, tha Salvini
Salvini gjithashtu permendi Presidentin e SHBA Donald Trump, Presidentin brazilian Jair Bolsonaro dhe Kryeministrin Hungarez Viktor Orban midis udhëheqësve të tjerë politikë bashkëkohorë që meritojnë respektin më të madh.
Në shkurt, L’Espresso publikoi një hetim ku pretendonte se Salvini dhe përfaqësuesit e tij, gjatë vizitës së tetorit në Moskë, diskutuan financimin e Lidhjes me rusët përpara zgjedhjeve evropiane.
Partia dyshohet se ka fituar 3 milion euro (3.3 milion dollarë) nën mbulimin e eksporteve ruse të naftës. Moska, si dhe Salvini, ka hedhur poshtë vazhdimisht akuza të tilla.
Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Perëndimit u përkeqësuan në vitin 2014 në dritën e krizës në Ukrainë dhe ribashkimit të Krimesë me Rusinë.
Bashkimi Evropian vendosi sanksione ekonomike ndaj Rusisë, të cilat u përgjigjën me një embargo ushqimore në produktet ushqimore të bllokut. Në fund të qershorit, Bashkimi Evropian zyrtarisht zgjati sanksionet e tij kundër Rusisë deri më 31 janar 2020.
Sidoqoftë, Roma dhe Moska gëzojnë marrëdhënie përgjithësisht miqësore pasi Italia është partneri i dytë më i madh i Rusisë në BE, pas Gjermanisë.
Presidenti rus Vladimir Putin vizitoi Romën në fillim të korrikut dhe u takua me Presidentin e Italisë Sergio Mattarella. Pas takimit, Putini përshëndeti “një konsensus absolut” midis forcave politike italiane mbi nevojën për të zhvilluar marrëdhënie të mira me Rusinë.
© Argumentum