Kosova i ka dërguar letër zyrtare Qeverisë së Maqedonisë së Veriut duke kërkuar që t’i largojë barrierat që i janë vendosur produkteve kosovare konkretisht rastatit të peshkut. Nëse barrierat nuk largohen, zyrtarët kosovarë po zotohen se do t’i përdorin të njëjtat masa të reciprocitetit edhe ndaj produkteve maqedonase, shkruan Express.
Kështu ka bërë të ditur sot ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë i Kosovës, Endrit Shala. Ai i ka dërguar letër ministrit të Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshit.