Prokurorja e dorëhequr Speciale, Katica Janeva është deklaruar sot pas publikimeve të video-materialeve, sidomos materiali i sotëm ku dëgjohet zëri i tij. Ajo ka pranuar se është zëri i saj, por se është keqpërdorur.>
“E dëgjova regjistrimin, të publikuar në portale lidhur me rastin “Reket”. Jam e shokuar se si veprimet e mija si Prokurore speciale ndërlidhen dhe sillen në korelacion me rastin “Reket”, theksoi Janeva në faqen zyrtare të Prokurorisë Speciale, përcjellë INA.
Ajo ka shtuar se si prokurore ka pasur dhe ka detyrim që të kontaktojë me të gjithë të dyshuarit si dhe me persona të tjerë lidhur me procedurat penale që udhëhiqen nga kjo prokurori publike dhe nga ato të arrijë të nxjerrë sa më shumë informacione.
“Kam biseduar për rritjen e shkallës së bashkëpunimit me të dyshuarit, për të zbuluar dëshmi të reja në favor të hetimeve, por në asnjë rast nuk kam tregtuar për ndonjë ndikim, nuk kam keqpërdorur funksionin tim dhe nuk kam vepruar në kundërshtim me ligjin”, nënvizon Katica Janeva.
Ajo i bëri thirrje organeve hetimore që sa më shpejt të kryejnë hetime dhe të zbulojnë rastin “Reket”.
Janeva ka kërcënuar me dhjetëra lëndë të reja për funksionarë aktual dhe të kaluar. Kjo sipas saj është arsyeja përse të gjtihë janë çuar në këmbë për ta sabotuar atë dhe për ta akuzuar për “Reket” pavarësisht se siç thotë, ajo nuk ka asnjë lidhje me këto veprime.
“Pasi që të dalin në opinion dhjetëra hetime që janë përgatitur tashmë për procesuim të shpejtë, shumë gjëra opinioni do ti ketë më të qarta. Në ato hetime janë të dyshuar, ndërsa shpresoj se do të bëhen edhe të akuzuar, shumë funksionarë të kaluar dhe të tanishëm të Qeverisë, dhe persona të rëndësishëm partiak. Prandaj është e qartë se përse dikush po krekoset, dhe me një hajkë mediatike dëshirojnë të më diskreditojnë mua dhe ekipin tim dhe ti shkatërrojnë këto lëndë. Shpresoj se kjo nuk do të ndodhë”, nënvizon Janeva në deklaratën e saj në faqen e Prokurorisë Speciale. Ajo në fund ka shkruar s e pret që deputetët ta votojnë ligjin e Prokurorisë Speciale sa më shpejtë.
Me poshte video e publikuar per rastin “Reket”
Një video material tjetër sot është publikuar nga gazetari Laris Gajser në gazetën italiane “La Verita”. Në këtë material dëgjohet biseda mes Bojan Jovanovski – Boki13 dhe biznesmenit të dyshuar Orce Kamçev, të cilët bisedojnë për kushtet se si do të jetë i liruar. Në njërën nga bisedat e dyta telefonike, dëgjohet edhe zëri i kryeprokurores speciale, Katica Janeva, por në një moment ai zë duke si ndërhyrës, i xhiruar më parë. Gazetari Laris Gajser ka paralajmëruar se do të publikojë edhe detaje të tjera lidhur me skandalin “Reket”, se si biznesmenit të njohur Orce Kamçev iu morën 1.5 milion euro për tia mbyllur dosjen hetimore, ku ai ishte i akuzuari kryesor në rastin “Perandoria” që hetohej nga Prokuroria Speciale. (INA)